Ancelotti ka besimin e Perezit, por jo të bordit drejtues. “Marca”: Pika e dobët e italianit

27 Tetor 2024
16:43
Telesport
back button

Problemi i trajnerit Carlo Ancelotti nuk është mosha, por taktika. Në Madrid kanë nisur dyshimet e para për të, sidomos pas humbjes turpëruese me Barcelonën.

Presidenti Florentino Perez, sipas gazetës “Marca”, e mbështet 100% italianin, por disa drejtues të lartë jo. Sipas tyre, taktikat e Don Carlo nuk janë më të mirat e mundshme.

Ancelotti është më tradicional dhe statik nga sa duhet në futbollin modern. Ai nuk sjell risi në futboll, por ngulitet në idetë e tij të kahershme për futbollin.

Forca e tij? Dihen tashmë. Janë qetësia në momente krize, marrëdhënia me lojtarët dhe ndërhyrjet zakonisht të sakta kur skuadrës i nevojitet një gol në minutat e fundit.

Fakti që Arda Guler nuk po aktivizohet shumë nuk u pëlqen drejtuesve të klubit. Ata e konsiderojnë këtë si një koncept prapanik të italianit, i cili nuk guxon me ide të reja, ndryshe nga homologët e tij në botë si Arteta, Flick apo Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit