Ancelotti këshillon të birin: “Tani je gati të marrësh drejtimin e klubit italian”

22 Dhjetor 2024
16:12
Telesport
back button

Trajneri Carlo Ancelotti është i lumtur me rritjen profesionale të të birit, Davide Ancelotti, i cili ka vite që punon si ndihmës i tij te Real Madrid dhe në klubet e tjera ku tekniku ka punuar.

“Defensa Central” raporton se Don Carlo ka shprehur dëshirën e tij që Davide të marrë drejtimin e Romës.

Davide ka bekimin e presidentit Florentino Perez për këtë hap të madh në karrierë, edhe pse në Madrid është një figurë e rëndësishme në stafin teknik.

Davide ende nuk ka marrë një vendim, por është i tunduar nga ideja që të bëhet trajner i parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit