Ancelotti mesazh De Laurentiis: Atij duhet t’i rinovojmë urgjentisht kontratën

15 Shtator 2019
9:28
Telesport
back button

Trajneri Carlo Ancelotti është i kënaqur me fitoren që skuadra e Napolit arriti ndaj Sampdoria me rezultatin 2-0. Gjithsesi, trajneri i skuadrës napoletane e ka mendjen gjetkë.

Ai i ka kërkuar presidentit Aurelio De Laurentiis që t’i rinovojë sa më shpejt kontratën sulmuesit belg Dries Mertens, që realizoi dy golat e fitores. Kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi belg Dries Mertens

Duhet të nxitojmë për rinovimin e Mertens”, tha Ancelotti. Sulmuesi 32-vjeçar, pas golit të dytë bëri gjestin se bashkëshortja e tij është shtatzënë dhe pret të bëhet baba.

Ancelotti, i pyetur nëse me shpejt Mertens do të bëhet baba apo do të rinovojë kontratën, tha: “Për të lindur fëmija, duhen 9 muaj, ndërsa për kontratën duhet të nxitojmë. Pas 9 muajsh kontrata aktuale ka skaduar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit