Ancelotti motivon tifozët: “E kam një plan në mendje kundër Barcelonës…”

25 Tetor 2024
15:36
Telesport
back button

Carlo Ancelotti ka folur një ditë përpara ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, atë që quhet El Clasico, kundër Barcelonës së Hansi Flick.

“Skuadra jonë është mirë. Lojtarët tanë janë të motivuar, sepse kjo ndeshje ka shumë rëndësi dhe motivimi nuk diskutohet”.

“Katalanasit kanë një ide shumë të qartë të lojës. Janë lojtarë të guximshëm. Favoritët? Mendoj se është e vështirë të përmendësh një favorit në klasike”.

“Varet nga mënyra se si i menaxhon ndeshjet. E kam një plan në mendje, por do ta shihni në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit