Ancelotti nuk do t’ia dijë për Brazilin, dëshiron të respektojë kontratën me Real Madridin

19 Prill 2025
8:09
Alfred Lleshi
back button

Prioriteti i Carlo Ancelottit mbetet Real Madridi. Pavarësisht zërave të vazhdueshëm, nga Spanja bëhet e ditur se trajneri italian ka refuzuar ofertën nga kombëtarja e Brazilit (të paktën për momentin).

Ai dëshiron të respektojë kontratën që ka me “Los Blancos”, ndaj nuk priten zhvillime të reja në ditët në vijim. Gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, Federata e Brazilit kishte dërguar një emisar për të testuar terrenin, por nuk ka pasur asnjë takim zyrtar me përfaqësuesit e Ancelottit.

“Kam një kontratë me Real Madridin dhe jam i lumtur. Derisa të më thonë të kundërtën, nuk do të dëgjoj asnjë propozim”, – u shpreh vetë trajneri, i cili është kritikuar ashpër pas eliminimit nga Champions League.

Megjithatë, Ancelotti dëshiron të mbetet i përqendruar në fushë, gjithçka do të varet edhe nga alternativat që mund të shfaqen për klubin. Xabi Alonso nuk është shprehur qartë për të ardhmen e tij, ndërkohë që agjenti i Jürgen Klopp, Marc Kosicke, ka konfirmuar se trajneri gjerman nuk ka ndërmend të largohet nga pozicioni i tij drejtues në “Red Bull”. “Jürgen është shumë i lumtur me rolin e tij të ri si ‘Head of Global Soccer’ te Red Bull”, – deklaroi Kosicke.

Pra, për momentin Real Madridi vazhdon me Ancelottin, ndërsa pista braziliane duket e mbyllur…, të paktën tani për tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit