Ancelotti nuk i jep vend titullari, ylli i Realit drejt huazimit te Borussia Dortmund

21 Tetor 2024
17:13
Telesport
back button

Arda Guler po vuan te Real Madrid. Mesfushori ofensiv konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në botë, por te Los Blancos konkurrenca është e ashpër.

Carlo Ancelotti nuk dëshiron t’ia besojë kaq shpejt rolin e titullarit. I biri, Davide, mendon të kundërtën. Ai dëshiron ta shohë si mesfushor organizator ose në rolin e trekuartistit.

Ancelotti, gjithsesi, po i jep gjithnjë e më pak minuta lojtarit turk. Ai ka vetëm 44 minuta gjithsej në 5 ndeshjet e fundit.

Përkundër faktit që është lojtar polivalent, Real Madrid po përgatitet ta huazojë. Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Borussia Dortmund, klub ku lojtarët zhvillohen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit