Ancelotti paralajmëron: Në Botëror vetëm kush është 100%. Kjo vlen për Neymar, por edhe Vinicius

2 Dhjetor 2025
7:40
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë për “Esporte Record”, Carlo Ancelotti dha një mesazh të qartë për Neymar, teksa përfshiu edhe Vinicius Junior në diskutimin për listën e Brazilit në Botërorin 2026. Ai theksoi se askush nuk do të ketë trajtim të veçantë, vendi në Botëror kërkon formë të plotë sportive:

“Për të shkuar në Botëror duhet të jesh 100%. Kemi shumë lojtarë të fortë, duhet të zgjedh ata që janë më mirë. Nuk ka të bëjë vetëm me Neymar, vlen edhe për Vinicius. Nëse ai është 90%, do të thërrisja dikë tjetër që garanton 100%, sepse konkurrenca në sulm është e madhe”.

Që prej marrjes së drejtimit të “Seleçãos” në verë, Ancelotti nuk e ka grumbulluar Neymar, i larguar nga kombëtarja pas dëmtimit të rëndë kundër Uruguajit në tetor 2023. Sidoqoftë, italiani tha se talenti i tij “është i padiskutueshëm” dhe se ai “niset i barabartë me të tjerët”.

Ndërkohë, Vinicius ka vlerësuar punën e trajnerit: “Me Ancelottin po ndërtojmë një identitet loje…, mundësia jonë ka ardhur”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit