Ancelotti rrëfen: “Ja pse nuk kisha frikë shkarkimin nga stoli”

23 Dhjetor 2024
21:14
Telesport
back button

Real Madridi e mbylli vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar Kupën Ndërkontinentale dhe ndeshjen e fundit të 2024 kundër Sevilla-s. Los Blancos e mbyllin vitin me një trofe të ri dhe vazhdojnë të luftojnë për supremacinë në La Liga, një objektiv që në disa momente të sezonit dukej i vështirë për t’u arritur për shkak të disa ulje-ngritjeve që vunë në pikëpyetje edhe punën e Carlo Ancelottit në krye.

Megjithatë, trajneri italian siguroi se nuk ka pasur kurrë frikë për pozicionin e tij në stolin e Real Madridit: “Nuk kam pasur kurrë frikë për punën time, edhe pse e di se si është natyra e kësaj pune kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Ata kurrë nuk më shprehën ndonjë shqetësim. Ata më kanë treguar gjithmonë dashuri dhe qetësi. Klubi më mbështeti shumë dhe kjo ishte ajo që më duhej në një moment të vështirë”, tha trajneri italian në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fundit ndaj Sevillas.

Ancelotti zbuloi gjithashtu se pika e kthesës së sezonit ishte humbja kundër Milanit në Santiago Bernabéu, e cila erdhi disa ditë pas humbjes së rëndë 0-4 kundër Barcelonës:

“Ishte pas humbjes kundër Milanit. Ne i zgjidhëm gjërat në dhomat e zhveshjes dhe folëm qartë. Na mungonte qëndrimi dhe përkushtimi: ,e shume vrapime, kilometra ne fushe, duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur. Pas asaj disfate, momenti ishte vërtet i vështirë dhe sfidues, por pak nga pak ekipi gjeti ekuilibrin e duhur. E mbyllëm mirë vitin, me shpresë tani për me mire per vitin 2025”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit