Ancelotti, vlerësim maksimal për Villarrealin: Sprova gjenerale për finalen e Champions League

18 Maj 2024
14:59
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti mbajti një konferencë për shtyp në Valdebebas, para ndeshjes kundër Villarrealit, ndonëse shumica e pyetjeve u rrotulluan rreth portierit që do të luajë në finalen e Champions League dhe vazhdimësisë më se të mundshme të Kroos e Modric me fanellën e bardhë.

Ndeshja kundër Villarrealit – “Është si një ndeshje përgatitore për finale e Champions-it, e rëndësishme të kemi ritëm dhe qëndrim të mirë. Duam të ruajmë dinamikën e mirë”.

Fjalët e Xavi dhe e ardhmja e tij – “Kam shumë respekt për të, ka bërë një punë të mirë që kur mori drejtimin e Barcelonës. I uroj më të mirat. Nuk dua ta komentoj më tej situatën e tij për respekt”.

Dyshimet e portës – “Nuk kam asnjë dyshim se çfarë duhet të bëj deri më 1 qershor, duhet t’i përgatisim të gjithë sa më mirë. Më pas do të marr vendimin më të saktë. Kemi dy javë për ta përgatitur ekipin për finalen e Champions-it”.

Kroos dhe Modric – “Unë jam gjithmonë optimist, por gjithçka që flisni për merkaton konsiderohet temë dytësore për momentin. Jemi të fokusuar te ndeshjet e mbetura, do të flasim për të ardhmen pas përfundimit të sezonit”.

Situata e Modric këtë sezon – “Unë kurrë nuk kam pasur probleme me lojtarët. Para se të jetë lojtar i nivelit të lartë, ai është edhe më spektakolar si person. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme, as nuk do të kemi ndonjëherë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin shumë”.

Portierët – “Për mua nuk ka debat. Lunin ka pasur një sezon fantastik, edhe Courtois po kthehet në atë që ishte para dëmtimit, më i miri në botë”.

Tranzicioni me veteranët – “Deri tani ka qenë një tranzicion i qetë, që vazhdon”.

Si është Kroos – “Si njeri është gjerman, si unë. Ndihem pak gjerman sepse nuk flas shumë. Ka pak dyshime, një person shumë i sinqertë, i cili kur duhet të flasë e bën qartë këtë”.

Rreziku i relaksimit – “Gjëja më e mirë për t’u përgatitur për finalen është të japim 100% në La Liga. Kemi bërë shumë mirë këto ndeshjet e fundit. Dhe kështu do të vazhdojë”.

Militao – “Është shumë afër 100 për qindëshit të tij. Do të luajë nesër, e shoh atë shumë afër nivelit më të mirë. Është një opsion që kemi për të luajtur më finale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit