Real Madrid ka një plan strategjik për tregun e transferimeve, cili nuk do të ndryshojë në afat të shkurtër. Sipas mediave spanjolle, “los blancos” nuk ka hyjnë për të blerë lojtarë në merkaton e dimrit, ashtu sikurse nuk e bëjnë këtë gjë që prej disa vitesh.
Edhe Carlo Ancelotti s’do të kërkojë ndonjë përforcim për muajin janar. Trajneri italian është në përputhje me vizionin afatmesëm të klubit dhe do të presë deri në qershor për të forcuar skuadrën me dy mbrojtës të krahut, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.
Sipas “Diario AS”, Ancelotti do të mbështetet te skuadra aktuale, e cila tashmë beson se është shumë konkurruese. Për të përforcuar grupin actual, ai do të integrojë menjëherë në ekipin e parë dy lojtarë të rinj nga “Cantera”.
Bëhet fjalë Raul Asencio dhe Alicante Fortea, i pari debutoi të dielën kundër Osasuna, me një asist nga 50 metra për Bellingham. Ndërsa i dyti duhet të debutojë kundër Leganés, pas pushimit ndërkombëtar.
Për momentin, lista e lojtarëve që mungojnë për shkak dëmtimesh të ndryshme te Real Madrid është e gjatë: David Alaba, Daniel Carvajal, Éder Militão, Rodrygo, Thibaut Courtois, Lucas Vázquez dhe Aurélien Tchouaméni.