Ancelotti zemëron tifozët e Juves, zbulon ekipin e preferuar në Champions

22 Shkurt 2019
12:14
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti hidhëron tifozët e Juventusit. Trajneri i Napoli, pas fitores së ndeshjes kundër Cyrih në Ligën e Europës, komentoi edhe deklaratat e presidentit të Atletico Madridit, Cerezo, i cili tha se Ronaldo nuk kishte fituar pesë Champions: 

"Unë mendoj se Real Madridi i ka fituar me meritë të gjithë trofetë, edhe këto 5 Champions-it në kohën e Ronaldos. Atletico Madridi ka qenë një kundërshtar i ashpër dhe vazhdon të jetë kështu. I uroj Atletico Madridit ta fitojë një ditë Champions-in". 

Tifozët bardhezinj e kanë marrë si një dëshirë anti-Juventus këtë koment të trajnerit të Napolit, duke shpërthyer në rrjetet sociale ndaj tij. Një tjetër moment, që e shton antagonizmin në aksin Juventus-Napoli, edhe pse skuadra e “Carletto” duket se përbën më pak problem për bardhezinjtë në Serie A, se sezonin e kaluar, me Sarrin në krye. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit