Andre Silva fundos Dortmund-in dhe parakalon Haaland (Video)

3 Prill 2021
17:31
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund është mundur 2-1 në shtëpi nga Eintrach Frankfurt.

Një gol i Andre Silva-s i ka dhuruar tri pikë të rëndësishme për zonën Champions kuqezinjve dhe e ka ndihmuar ish-sulmuesin e Milan-it të parakalojë Haaland në renditjen e golashënuesve më të mirë të Bundesliga-s në këtë sezon.

Andre Siva është ngjitur në vendin e dytë me 22 gola, një më shumë se sulmuesi norvegjez, i cili nuk ka shënuar asnjë gol në katër ndeshjet e fundit (3 me kombëtaren, 1 me Dortmund-in).

Eintracht mban vendin e katërt me 50 pikë, shtatë më shumë se Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit