Andy Ruiz gjen rival, rikthehet në ring më 26 prill ndaj britanikut

23 Janar 2020
9:43
Telesport
back button

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, pritet të duelojë më 26 prill ndaj britanikut Dillian Whyte. Palët janë pranë marrëveshjes, e cila ende nuk është zyrtare. “I kemi bërë një ofertë Andy, presim një përgjigje pozitive nga ai. Bisedimet kanë ecur mirë përpara dhe besoj se së shpejti do të zyrtarizojmë gjithçka”, tha promotori Eddie Hearn.

Ende nuk dihet nëse kjo sfidë do të zhvillohet në Amerikë apo në Britaninë e Madhe, që duket se është edhe ngërçi i vetëm për t’u zgjidhur. Ruiz, 33 fitore e 2 humbje, humbi më 6 dhjetor të vitit të kaluar titujt kampionë bote në peshën e rëndë në revanshin ndaj Joshua, tituj që i pat marrë më 1 qershor, kur mposhti britanikun në përballjen e parë mes tyre.

Mësohet se Ruiz i është ofruar një shumë midis 5-7 milionë dollarë për të dueluar ndaj Whyte (27 fitore e 1 humbje në karrierë). Edhe Whyte ka dueluar për herë të fundit më 6 dhjetor, kur mposhti me vendim unanim polakun Mariusz Wach. “Kjo është një sfidë e madhe për të dy, si në aspektin financiar ashtu dhe atë sportive, ndaj presim ta zhvillojmë së shpejti”, tha Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit