“Andy Ruiz ka shanse të shpallet sërish kampion bote”

30 Dhjetor 2019
9:27
Telesport
back button

Legjenda e boksit Evander Holyfield, mendon se meksikani Andy Ruiz Jr mund të vbëhet sërish kampion bote në peshën e rëndë. Ruiz befasoi botën kur mundi Joshua me “KO” në duelin e parë dhe mori titujt kampionë bote në këtë Divizion. Tituj që më pas i la kur humbi revanshin me britanikun.

Nëse dy boksierët do të zhvillojnë edhe një sfidë të tretë mes tyre Ruiz ka shumë gjasa të rikthehet kampion bote. I mjafton të bëjë disa modifikime të vogla në boksimin e tij. Është ende i ri dha ka shumë shanse të bëhet kampion, duke dueluar ndaj Joshua apo ndonjë tjetër”, tha Holyfield.

Unë nuk i di planet e tij, të Joshua apo të boksierëve të tjerë. Titujt mund të ndryshojnë sërish duar dhe Ruiz mund të ketë shanse të duelojë sërish për to. Nëse i jepet mundësia, vë bast se ai do të shpallet sërish kampion bote”, u shpreh Holyfield.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit