Anelka për Mbappe: S’ka asgjë për të mësuar nga unë, por unë i kam hapur rrugën…

4 Gusht 2020
16:26
Denis Hakanaj
back button

Në prag të shfaqjes së dokumentarit mbi jetën e tij, që do të transmetohet nga Netflix, Nicolas Anelka ka folur me Le Parisien në lidhje me potencialin e bashkëkombësit e tij Kylian Mbappe:

“Teknikisht dhe psikologjikisht është i fortë, nuk ka nevojë të frymëzohet nga unë dhe nga eksperienca ime”, ka thënë Anelka.

“Por unë kam qenë një nga të parët që kam shkuar jashtë dhe jam paguar shumë (Real pagoi 35 milionë euro). Kam qenë edhe i pari që kam punuar me familjen time, me vëllezërit e mi, në një moment kur të gjithë nuk ishin dakord”.

“Sot është e natyrshme. Kam qenë një pionier, kam hapur rrugën. Mbappe, sot, përfiton nga eksperienca im e 20 viteve më parë. Dhe bën mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit