“Anfield ka një vend të veçantë në zemrën time, të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”

27 Gusht 2024
11:32
Telesport
back button

Me skadimin e kontratës së tij në qershorin e ardhshëm, Virgil van Dijk, 33 vjeç dhe dy ndeshje në Premier League këtë sezon, ende nuk e di nëse do të vazhdojë kontratën me Liverpool. Qendërmbrojtësi holandez foli për të ardhmen e tij në një intervistë të fundit.

Jam shumë i qetë. Fakti është se dua të luaj edhe një herë sezonin më të mirë të mundshëm. Dua të jem i rëndësishëm dhe të mbetem i rëndësishëm për klubin”, u shpreh kapiteni i “reds”

Të shohim çfarë do të ndodhë, por unë jam shumë i qetë për situatën time. Nuk kam arsye të mendoj për diçka tjetër sepse kam të gjithë sezonin për të luajtur. Anfield ka një vend të veçantë në zemrën time”, u shpreh Van Dijk.

Shifra të pabesueshme aktivizimi për holandezin me fanellën e Liverpool: Pothuajse 200 ndeshje në Premier League dhe mbi 70 paraqitje në kupat angleze dhe europiane (Champions dhe Europa League).

Van Dijk u ble për një shumë rekord nga Southampton, 84milionë euro në sezonin 2017/18 (futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit). Ai është një nga lojtarët që fiton më shumë në këtë skuadër: Afërsisht 11.3 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit