Anglezët nuk tolerojnë, dobësojnë Interin dhe Romën

29 Qershor 2020
21:00
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United dhe Chelsea nuk do të tregohen aspak bujarë me Interin dhe Romën. Klubet angleze kanë vendosur që të rikthejnë të gjithë futbollistët që i kanë të huazuar sipas asaj që shkruan Sky Sport.

“Djajtë e kuq” nuk do të lejojnë që Alexis Sanchez të qëndrojë tek Interi në ndeshjet e Europa Leagues. Kiliani do të rikthehet mbrapsht në Old Trafford më 30 qershor. Ai do të vihet nën shërbimet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, ashtu si Chris Smalling.

Mbrojtësi ka gjetur veten te Roma, por aventura e tij mbaron pa u mbyllur edicioni futbollistik. Chelsea nga krahu tjetër i ka kërkuar Victor Moses të rikthehet pas sepse nuk duan që të luajë në gusht në Europa League. Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar disa herë se bisedimet me ekipet angleze janë të vështira për zgjatjen e marrëveshjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit