ANGLIA DHE SHBA KUALIFIKOHEN! Por Irani në minutën e 99-të humbi “takimin me historinë” (PAMJET)

29 Nëntor 2022
22:05
Telesport
back button

Anglia kualifikohet ne fazen tjeter te Boterorit duke kaluar keshtu e para ne grupin B pas dy fitoresh dhe nje barazimi. Skuadra e Southgate likuidoi sonte Uellsin e Gareth Bale duke e kthyer ne shtepi.

Pjesa e pare ka qene ne barazim 0-0 por sigurisht me Angline dominuese edhe pse shperdoruan rastet ne 20 metrat e fundit. Por, potenciali ofensiv i djemve te Southgate u duk ne pjesen e dyte. Brenda pak minutash direkt dy gola…

Ishte Rashford ai qe hapi dhe mbylli ndeshjen. Nje super gol nga sulmuesi i Manchester United, qe ka gjetur nje goditje denimi perfekte dhe topin qe eshte depozituar ne rrjete. Anglia kalon ne avantazh dhe hap nje sfide te bllokuar ndaj Uellsit te Gareth Bale.

GOLI I RASHFORD – VIDEO

Menjehere pas golit te pare, Anglia gjen edhe te dytin kete here me Foden qe shenon me porten e boshatisur pas asistit nga Harry Kane pasi Anglia kishte fituar topin shpejt ne zonen e Uellsit qe gaboi totalisht.

GOLI I FODEN – VIDEO

Anglia nuk eshte ndaluar dhe ka vazhduar me golat. Serish ai, Rashford, kete here duke perfituar nga portieri i Uellsit te cilit i ka kaluar topi mes kembeve duke vazhduar me pas shtyll-gol. Jane 3 gola tashme per sulmuesin e Manchester United dhe Anglise ne kete Boteror!

GOLI I TRETE RASHFORD – VIDEO

SHBA arrin gjithashtu nje kualifikim pasi mposhti Iranin me nje gol te vetem te shenuar nga Pulisic ne pjesen e pare. Edhe pse skuadra e Iranit tentoi ne pjesen e dyte te barazonte nuk arriti dot dhe kthehet ne shtepi.

Ndeshja mes Iranit dhe SHBA eshte zhbllokuar pas 38 minutash pasi ishte skuadra amerikane ajo qe gjeti golin me futbollistin e Chelsea-t, Christian Pulisic. Nje aksion i bukur dhe futbollisti i Milanit Dest qe me koke kroson ne qender te zones duke gjetur Pulisic qe shenon dhe me pas demtohet… Irani kishte rastin me te mire ne minuten e 99-te dhe u ndal vetem nga portieri!

GOLI I PULISIC – VIDEO

RASTI I IRANIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit