Federata Angleze e Futbollit ka marrë një vendim të madh që mund të ndikojë se kush do të emërohet për të zëvendësuar Gareth Southgate.
FA aktualisht është në kërkim të një trajneri të ri për skuadrën e meshkujve të Anglisë pasi Southgate dha dorëheqjen një ditë pas humbjes kundër Spanjës në finalen e Euro 2024.
Trajneri i Newcastle, Eddie Howe është një nga favoritët për të marrë detyrën, ashtu si edhe Graham Potter, i cili ka mbetur pa punë që kur u largua nga Chelsea 16 muaj më parë.
Megjithatë, FA tani thuhet se ka marrë një vendim të madh që mund të shohë një kandidat tjetër të punësuar.
Sipas The Guardian, FA ka dhënë miratimin zyrtar për emërimin e një trajneri të huaj.
Vendimi sugjeron që FA është e hapur për të shkuar kundër traditës duke emëruar një trajner të huaj.
Sven-Goran Eiksson dhe Fabio Capello janë dy trajnerët e vetëm jo anglezë që kanë marrë drejtimin e Tre Luanëve në të kaluarë.
Mësohet që gjatë diskutimeve të bordit, suksesi i Sarina Wiegman në udhëheqjen e Anglisë në fitoren e Kampionatin Europian të Femrave 2022 u përdor si një shembull pozitiv i punësimit të një trajneri të huaj.
Vendimi i FA mund të rezultojë në emërimin e njërit prej Mauricio Pochettino ose Thomas Tuchel, dy kandidatët kryesorë të huaj.
Trajneri i Anglisë U-21, Lee Carsley pritet të marrë drejtimin e përkohshëm të Tre Luanëve në ndeshjen e Nations League kundër Republikës së Irlandës më 7 shtator.