Thiago Silva do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni pas 4 vitesh, kur dhe i skadon kontrata. Gjithsesi, mbrojtësi brazilian nuk ka ndërmend të rikthehet në vendlindje, siç dhe ishte përfolur së fundi.
Nga Brazili vijnë lajme se ish-mbrojtësi i Milan dhe PSG mund të qëndrojë në Angli edhe vitin tjetër. Edhe pse ekipi i Fluminense e kërkon me ngulm, janë tri skuadra të Premier League që janë interesuar për Thiago Silva.
Për momentin, “TNT Sports Brazil” nuk ka bërë me dije emrat e klubeve të interesuara për mbrojtësin 40-vjeçar. Duket se këto oferta frenojnë rikthimin e Silva në Brazil, pasi ai mendon se mund të japë ende shumë në Europë.