Anglisë, kandidat surprizë për të zëvendësuar Southgate pas Euro 2024

27 Qershor 2024
15:11
Denis Hakanaj
back button

Anglia thuhet se e ka identifikuar Lee Carsley-n si zëvendësues të mundshëm të Gareth Southgate pas Euro 2024.

Ndërsa FA do të vazhdojë me Southgate, ai ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm në turneun që po zhvillohet në Gjermani.

Southgate ka qenë trajneri i Tre Luanëve që nga viti 2016. Ai nuk ka arritur të fitojë asnjë turne, por i ka çuar në finalen e Euro 2021, ku humbën ndaj Italisë me penallti në finale.

Ai më parë drejtoi ekipin U21 përpara se të bëhej trajner i ekipit të parë.

Anglia është kualifikuar në raundin e 1/8-at në Euro 2024 në vazhdim. Ata kryesuan grupin dhe ishin të pamposhtur në tri ndeshjet e tyre në grup.

Anglezët mundën Serbinë 1-0 përpara se të barazonin kundër Danimarkës (1-1) dhe Sllovenisë (0-0). Megjithatë, paraqitjet e tyre kanë qenë mjaft zhgënjyese.

Sipas talkSPORT, kjo mund të bëjë që Southgate të shkarkohet pavarësisht se FA fillimisht dëshironte të vazhdonte me të.

Ata kanë identifikuar trajnerin aktual të Anglisë U21, Lee Carsley si një zëvendësues të mundshëm.

Ai udhëhoqi skuadrën në triumfin e Kampionatit Europian U21 vitin e kaluar. Graham Potter dhe Eddie Howe janë identifikuar gjithashtu si objektiva të mundshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit