Antetokounmpo nxjerr “jashtë loje” LeBron, Milwaukee fiton duelin me Lakers

20 Dhjetor 2019
8:27
Telesport
back button

Milwaukee fitoi 111-104 ndaj Lakers, në ndeshjen ku u përballën dy skuadrat më të mira në Konferencat përkatëse. Një ndeshje spektakolare, ku për Bucks shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, që realizoi 34 pikë e 11 rebound. Për Milwaukee mirë u paraqit edhe George Hill me 21 pikë. Në kahun tjetër, Anthony Davis realizoi 36 pikë e 10 rebound, ndërsa LeBron James një “triple double”, me 21 pikë, 12 rebound e 11 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që u mund 122-117 nga Houston. Përballje mes dy ekipesh pretendentë në Perëndim, ku teksanët arritën të triumfojnë falë 40 pikëve e 10 rebound të Westbrook, ndërsa James Harden realizoi 28 pikë e 10 asist. Një dyshe që e fitoi duelin me atë të Clippers, ku Paul George realizoi 34 pikë e Kawhi Leonard 25 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 118-105 Brooklyn. Miqtë e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Dinwiddie 41 pikë), por në periodën e fundit erdhi përmbysja e Spurs, ku u dallua Patty Mills me 27 pikë. Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi 111-106 Atlanta jashtë fushe, ndeshje ku diferencën e bëri Mitchell me 30 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Atlanta – Utah Jazz, 106-111

Milwaukee – Lakers, 111-104

San Antonio – Brooklyn, 118-105

Clippers – Houston, 117-122

Lajme të tjera

Lajmet e fundit