Antonio Conte “përjetësohet” me muralin e madh në Napoli, fotot “virale” ekzaltojnë fansat

29 Qershor 2024
17:20
Alfred Lleshi
back button

Antonio Conte jo vetëm është prezantuar si trajner i Napolit, por tashmë ka muralen e vet të madhe në këtë qytet. Artisti Luciano Ranieri ka publikuar në rrjetet sociale disa video të veprave të tij artistike, të krijuara dhe përfunduara tashmë në lagjen Bronx të Napolit. Trajneri nga Lecce është portretizuar në një pamje nga afër, në të cilën theksohet ngjyra e syve të tij blu.

Një vepër arti vlerësuese për trajnerin e ri të Napolit, i cili u prezantua për herë të parë në media të mërkurën, në “Palazzo Reale”, përkrah presidentit Aurelio De Laurentiis. Për tifozët napoletanë, Conte është tashmë një idhull.

Murali është vetëm një tjetër moment nderimi e vlerësimi i marrë tashmë nga trajneri i njohur italian, i cili në konferencë tha se tashmë ndihej në “borxh” ndaj qytetit për dashurinë e marrë dhe mbështetjen.



Lajme të tjera

Lajmet e fundit