Anullimi i 258 ndeshjeve solli një humbje kolosale për skuadrat dhe NBA

21 Tetor 2020
12:14
Gentian Spiri

NBA ka humbur gati 700 milionë dollarë si pasojë e anullimit të 258 ndeshjeve të sezonit të rregullt. Kampionati u ndërpre në mars për shkak të pandemisë Covid 19 dhe rinisi në fund të korrikut, me sistem grumbullimi të 22 nga 30 skuadrave.

5 ekipet që kanë pësuar humbjet më të mëdha financiare janë LA Lakers, New York Knicks, Golden State Warriors, Houston Rockets dhe Boston Celtics.

Ekipi i Golden State është ai që gjeneron më shumë të ardhura nga ndeshjet në fushën e tij, gati 6 milionë dollarë nga shitja e biletave. Më pas vijnë Lakers me 5.6 milionë dhe Knicks me 5.2 milionë dollarë për ndeshje.

NBA gjeneron rreth 40% të të ardhurave nga shitja e biletave dhe të shpenzimeve që bëjnë tifozët në çdo ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit