Apeli i Materazzi për Skriniar: Askund tjetër nuk do ta gjesh dashurinë që merr te zikaltrit

30 Janar 2023
9:02
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka vonuar apeli i Marco Materazzi për Milan Skriniar, mbrojtësin e Interit, i cili la qartë të kuptohej dje se do të “martohej” me PSG-në. “Askush nuk duhet të dyshojë në profesionalizmin e tij, ai do të japë 100% deri në fund. Por, mbajeni mend: dashurinë e ‘San Siros’ dhe 80.000 tifozëve zikaltër nuk do t’i gjejë askund tjetër”, – tha ai për ‘DAZN’.

A merr një tjetër dimension merkatoja e transferimeve të janarit, pas kësaj ecurie të re negative? A do t’ju bashkohet Skriniar para 31 janarit? Kjo ishte pyetja që iu drejtua trajnerit parizien Galtier, pas barazimit befasues të mbrëmshëm.

Përgjigja e tij ishte diplomatike: “Skriniar është lojtar i Interit dhe nuk kam pse të komentoj për të ardhmen e tij. Kanë mbetur edhe 48 orë deri në mbylljen e merkatos dimërore. Lexojmë, shkruajmë, e dimë që klubi po punon për ardhjen e të paktën një lojtari.

Kemi kufizime me “fair play financiar”. Çdo trajneri i pëlqen të ketë përforcime kur ka një largim. Nuk e di nëse do të ndodhë, por ky i yni është një ekip cilësor. Të gjithë duhet të kthehen në nivelin e tyre shumë shpejt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit