Arabët shtrëngojnë dorën, shpenzimet e merkatos së kësaj vere ulen me 77% krahasuar me vjet

23 Gusht 2024
9:56
Telesport
back button

Klubet saudite bënë bujë verën e kaluar duke shpenzuar më shumë se 700 milionë euro për disa nga lojtarët më të famshëm në botë. Por, deri më tani, këtë merkato të verës, ata kanë shpenzuar vetëm 158 milionë euro, një shumë më modeste.

Pra, shpenzimet në merkaton e verës janë ulur me 77%. Ajo që bie në sy është se marrëveshja më e shtrenjtë e kësaj vere është ajo Moussa Diaby, që kaloi nga Aston Villa tek al Ittihad për 50 milionë euro.

Këtë verë, shpenzuesit më të mëdhenj ka qenë Al Ittihad, aktualisht nën drejtimin e trajnerit të ri Laurent Blanc. Ata kanë shpenzuar 81 milionë euro. Al Qadsiah, e cila mbështetet nga kompania shtetërore saudite e naftës Aramco, ka shpenzuar 50 milionë funte, ku spikat Pierre-Emerick Aubameyang.

Përmasat e skuadrave të Saudi Pro League janë zvogëluar nga 30 në 25 lojtarë dhe tani cdo skuadër mund të përfshijë vetëm 10 lojtarë të huaj. Ka pasur më pak para të shpenzuara për lojtarët e huaj sepse shumica e të ardhurave janë përdorur për nënshkrimet nga vera e kaluar.

Shumica dërrmuese e lojtarëve të nënshkruar në 2023-shin duket se janë të lumtur dhe të vendosur të qëndrojnë aty. Largimi i profilit të lartë ka qenë ai i Jordan Henderson, i cili u largua në janar pasi nuk arriti të ambientohet në Al Ettifaq.

Kampionët Al Hilal shpenzuan më shumë se 300 milionë euro verën e kaluar për lojtarë si Neymar, Ruben Neves dhe Aleksander Mitrovic. Ata gjithashtu i bënë Paris Saint-Germain një ofertë rekord botëror prej 260 milionë euro për Kylian Mbappe.

Deri më tani këtë verë, Al Hilal ka realizuar një fitim prej 7 milionë eurosh në tregun e transferimeve. Al Ahli në vendin e tretë po kërkon të forcojë skuadrën e tyre me nënshkrimin e Ivan Toney nga Brentford. Dritarja e merkatos në Saudi Pro League mbyllet më 2 shtator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit