Arabi Saudite-Mancini, gati divorci multimilioner

20 Tetor 2024
14:51
Denis Hakanaj
back button

Roberto Mancini dhe stafi i tij janë gati të largohen nga Arabia Saudite për t’u kthyer në Itali.

Sipas Gazzetta dello Sport, situata e trajnerit të kombëtares arabe, tashmë e komprometuar pas humbjes ndaj Japonisë, është bërë e paqëndrueshme pas barazimit në shtëpi ndaj Bahreinit modest.

Reagimet ndaj kritikave të tifozëve dhe mungesës së mbështetjes nga federata po çojnë drejt një lamtumire të parakohshme.

Super rroga nga 25 deri në 30 milionë në vit e vendosi Mancini-n në qendër të kritikave, deri në një debat me një gazetar japonez që e kishte provokuar për kontratën e tij: “Doni të shihni llogarinë time bankare?”, u përgjigj trajneri.

Divorci duket i pashmangshëm, aq sa televizioni shtetëror njoftoi se federata po negocion zgjidhjen e kontratës.

Palët po kërkojnë një marrëveshje përfundimtare, megjithëse do të kërkohet autorizimi mbretëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit