Arabia gati për eventin e madh, Joshua dhe Dubois sfidë për titullin kampion të lënë vakant nga Usyk

20 Shtator 2024
18:11
Telesport
back button

Në Riad të Arabisë Saudite, do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës dueli i peshave të rënda në boks mes boksierëve britanikë Anthony Joshua dhe Daniel Dubois. Sfida do të jetë e vlefshme për titullin e kategorisë IBF, aktialisht vakant pasi iu hoq Oleksandr Usyk.

Një sfidë që pritet me interes, pasi të dy boksierët janë në formë të mirë dhe vijnë nga fitoret e arritur në qershor të këtij viti. Dubois (21 fitore e 2 humbje) mban titullin e përkohshëm të kësaj kategorie.

Ndërsa Anthony Joshua, dy herë kampion bote në peshën e rëndë (28 fitore e 3 humbje), dikur e ka mbajtur këtë titull, por e humbi. Ai ka shansin që të shpallet për të tretën herë kampion bote në peshën e rëndë.

Një përballje e madhe, mes dy boksierësh me grusht të fortë dhe që do të shfrytëzojnë aftësitë e tyre për të mposhtur rivalin përballë. “Ky është një shans i artë për mua dhe më pas të vijoj rrugëtimin për të qenë kampion i padiskutueshëm”, u shpreh Joshua në përballjen e fundit për media.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit