Arabia Saudite mësyn drejt Europës! Kërkon blerjen e Liverpool, Barcelona dhe Chelsea

23 Tetor 2024
16:40
Telesport
back button

Arabia Saudite nuk ndalet. Ky shtet kërkon të blejë dy klube futbolli në Premier League. Në tetor të vitit 2021, Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite bleu Newcastle United për 300 milionë paundë dhe aty nisi aventura e tyre për mësymjen në Europë.

“The Independent” raporton se synimet e radhës për Arabinë Saudite janë Chelsea dhe Liverpool, pa harruar edhe një opsion të përmendur prej kohësh, Barcelona.

Problemet financiare të Barcelonës shihen si mundësi për t’i hequr pavarësinë aktuale klubit katalanas. Drejtuesit do të kenë nevojë për të ardhura shtesë dhe Arabia Saudite i ka.

Liverpool ka qenë në pronësi të Fenway Sports Group (FSG) që nga viti 2010, por gjasat janë që drejtuesit ta konsiderojnë ofertën arabe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit