Arabia Saudite troket te Interi për Barella por ai…

10 Janar 2025
1:31
Telesport
back button

Al-Hilal ka një ëndërr te quajtur Nicolò Barella. Por kjo ëndërr rrezikon të mbetet e tillë për sauditët, të cilët duan të përforcohen për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Siç zbulon Gazzetta dello Sport, klubi arab ka shfrytëzuar praninë e Interit ditët e fundit në Riad për të kuptuar mundësitë e kësaj operacioni. Megjithatë, mesfushori sarde nuk e imagjinon të ardhmen e tij larg Milanos, të paktën për momentin. Edhe vetë klubi zikaltër nuk ka asnjë qëllim të privohet prej tij.

“Edhe pse nuk kanë gjetur terren të favorshëm dhe shumë vështirë se do ta gjejnë ndonjëherë, nuk janë njerëz që dorëzohen: sulmi i vërtetë është vetëm i shtyrë për gjashtë muaj, në mënyrë që të paraqiten në Amerikë me një goditje të bujshme,” shkruan gazeta.

“Për projektin i vjen në ndihmë dritarja e jashtëzakonshme e merkatos, nga 1 deri më 10 qershor, menduar pikërisht për Kupën e Botës për Klube.” Në radarin e klubit ku luajnë edhe Koulibaly dhe Milinkovic-Savic është gjithashtu Salah, i cili pritet të largohet nga Liverpooli me parametër zero.

“Nicolò nuk është i tunduar, madje, as nga ato rreth 18 milionë arsye që i ofrohen: me fanellën blu të sauditëve mund të fitonte deri në trefishin e asaj që merr aktualisht te Interi. Por këtu, më shumë se paratë, ka rëndësi projekti i jetës: për momentin, mesfushori nuk ka ndërmend të dëgjojë as interesimin e klubeve të mëdha evropiane, pavarësisht se është gjithmonë kënaqësi të marrësh vlerësime nga bota, përfshirë Arabinë,” siguron gazeta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit