Arbër Hoxha: Spanja skuadra më e mirë në grup, sot do të jetë shumë e vështirë

24 Qershor 2024
9:13
Telesport
back button

Shqipëria ka sot ndeshjen më të rëndësishme të Euro 2024, atë ndaj Spanjës, e vlefshme për Grupin B. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho kanë nevojë për fitore për të shpresuar të kualifikimi në fazën tjetër.

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka folur për kanalet zyrtare të UEFA-s në prag të ndeshjes kundër Spanjës. “Pasi kam parë dy ndeshjet e para të Spanjës, më duhet të them se ata janë ekipi më i mirë në këtë grup dhe në gjithë këtë turne”, tha Hoxha.

Spanja ka disa lojtarë të jashtëzakonshëm. Ne e pamë kundër Italisë që ata kanë dominuar në fushë. Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes”, tha më tej sulmuesi që luan me Dinamo Zagrreb në Kroaci.

Jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë të luajmë kundër tyre. Ne do të përpiqemi të luajmë me zemër për të nderuar veten dhe Shqipërinë”, tha Arbër Hoxha, protagonist në baraizmin 2-2 ndaj Kroacisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit