Arbitri Calvarese shkatërron Milanin, e ka bërë dy herë edhe vjet! (VIDEO)

23 Shkurt 2020
11:23
back button

Giampaolo Calvarese duket se e ka me Milanin! Arbitri i Serie A ka maskaruar një natë më parë kuqezinjtë në përballjen ndaj Fiorentinës, por kjo nuk është herë e parë që ndodh diçka e tillë. Arbitri ka bërë bujë edhe dy herë vitin e shkuar me episodet kundër kuqezinjve.

Në një Roma-Milan, ndeshje direkte për Europën, Calvarese nuk ka akorduar një 11-metërsh të pastër pas ndërhyrjes së Kolarov ndaj Susos, me serbin që nuk interesohet aspak për topin. Si të mos mjaftonte kjo, episodi më i bujshëm është ajo në një Juventus-Milan.

Krosimi i Calhanoglu ndalet dukshëm me dorë nga Alex Sandro në zonë dhe kemi të bëjmë me një penallti të pastër për Milan. Arbitër në atë takim ka qenë Fabri dhe ky i fundit me sa duket nuk e pa episodin dhe nuk akordoi 11-metërsh. Këtu hyn në skenë përsëri Calvarese, i cili ka qenë në dhomën e VAR. Calvarese nuk e ka thirrur arbitrin Fabri për ta riparë momentin dhe e ka cilësuar gjithçka të rregullt.

Mbrëmjen e kaluar ndodhi edhe masakra e radhës, me Calvaresen që akordon 11-metërsh pas ndërhyrjes së Romagnolit ndaj Cutrones. Arbitri nuk e pa episodin në VAR, por menjëherë akordoi 11-metërsh pa u menduar. Disi e çuditshme se si një arbitër të ketë kaq shumë gabime trashanike…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit