Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Leipzig-Aston Villa, ja çfarë ndodhi në Champions

11 Dhjetor 2024
12:56
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Aston Villa ishte shumë emocionuese. Ajo u vendos 5 minuta para fundit, me golin e Ross Barkley që i dha fitoren 3-2 skuadrës së Emery, e cila tani ka 13 pikë (Liverpooli është i pari me 18 pikë), mirë e pozicionuar për kualifikimin direkt në 1/8 finale.

Sidoqoftë, emocionet nuk u shuan me bilbilin e fundit të arbitrit, që ishte italiani Maurizio Mariani. Pamjet treguan njërin nga dy ndihmësit e tij, bashkatdhetarin Alessandro Giallatini, duke shpërthyer në lot ndërsa po dilte nga fusha e lojës së “Red Bull Arena”.

Marco Rose abbraccia il guardalinee Alessandro Giallatini dopo il fischio finale di Lipsia-Aston Villa

Në atë moment, me një gjest të madh empatie, trajneri i Leipzig, Marco Rose, edhe pse i mundur dhe me situatë mjaft negative (skuadra e tij ka 0 pikë pas 6 ndeshjesh), iu afrua Giallatinit për ta ngushëlluar dhe përqafuar. “Ishte ndeshja e tij e fundit, prandaj ishte kaq i emocionuar”, – tha më pas Rose, pas ndeshjes.

Ndeshja sapo kishte përfunduar, futbollistët e të dyja skuadrave dhe anëtarët e stafeve po shtrëngonin duart, para se të ktheheshin në dhomat e zhveshjes, kur kamerat zbuluan një burrë në lot, i pushtuar nga emocionet, që në atë moment nuk mundi t’i kontrollonte.

L'assistente arbitrale Giallatini commosso a fine partita alla Red Bull Arena

Giallatini ishte në ndeshjen e tij të fundit të një karriere të gjatë, të mbushur me suksese, që e ka parë, ndër të tjera, të bëjë pjesë në ekipin arbitral me Orsato si arbitër kryesor; që në vitin 2020 drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG-së.

Asistenti Giallatini ishte tejet i emocionuar pas ndeshjes në “Red Bull Arena”. 49-vjeçari romak nuk i mbajti dot lotët, duke rishikuar gjithë mijëra flamujt që ka ngritur për shumë vite në shërbim të futbollit italian dhe ndërkombëtar.

Giallatini lo scorso 5 ottobre in Inter-Torino

Giallatini debutoi në Serie A më 1 nëntor 2009, në ndeshjen Cagliari-Atalanta, pastaj u bë ndihmës ndërkombëtar në janar të vitit 2013, duke u dalluar si një nga më të mirët në një profesion që me ardhjen e VAR ka ndryshuar thelbësisht, duke kërkuar më shumë gatishmëri për të menduar dhe vepruar shpejt, si dhe njohuri të thella të lojës.

Rekordi i tij përfundimtar në nivelin ndërkombëtar përfshin 31 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 11 në Ligën e Europës, si dhe 3 ndeshje në Kupën e Botës 2022 dhe 4 në “Euro 2024”. Trajneri i Leipzig zbuloi për mediat: “Ishte ndeshja e tij e fundit, shpresoj të jetë i lumtur me karrierën si arbitër. Një histori e bukur, një histori njerëzore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit