Argëtim dhe goleadë! Kosova harron Rumaninë me “poker” kundër Qipros (Video)

9 Shtator 2024
19:55
Telesport
back button

Humbja me Rumaninë u harrua shpejt nga Kosova, e cila sot fitoi me lehtësinë më të madhe (4-0) kundër Qipros. Sulmuesi Vedat Muriqi ishte ai i cili i dha sigurinë skuadrës duke shënuar dy gola.

“Bomberit” i mjaftuan 9 minuta për të gjetur golin e parë (me penallti), ndërsa të minutën e 21-të shënoi me kokë golin e dytë, i shërbyer në të dyja rastet nga Rrudhani (fillimisht duke fituar penalltinë dhe në të dytin rast duke dhënë asistin).

Nations League nisi keq për Dardanët, por loja e sotme tregoi se skuadra e Kosovës ka moralin dhe karakterin e duhur për të kthyer faqe.

Pjesa e dytë ishte edhe më e lehtë për përfaqësuesen e Kosovës, me Qipron që nuk arriti të mblidhte veten. Për golin e tretë mendoi Rrahmani, i asistuar nga Rashica, kurse të katërtin e shënoi Dellova. Vlen të theksohet se Rrudhani dha gjithsej tre asiste, duke kontribuar edhe për golin e Dellovës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit