Argjentina e Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit, eliminohet Serbia favorite

10 Shtator 2019
17:25
Telesport
back button

Argjentina dhe Spanja kanë siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë. Sot janë luajtur  dy ndeshjet e para çerekfinale, ku surprizat nuk kanë munguar.

Fitorja e ekipit amerikan-latin ndaj Serbisë me rfezultatin 97-87 ishte një surprizë, pasi ballkanasit konsideroheshin si favoritë. Gjithsesi, në fushë dominoi ekipi i Argjentinës, që triumfoi falë 20 pikëve të Luis Scola. Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida Amerikë-Francë.

Gjysmëfinalistja tjetër e kualifikuar sot është Spanja, që arriti një fitore të lehtë 90-78 ndaj Polonisë. Një takim ku skuadra iberike pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren (Ricky Rubio 19 pikë). Spanja do të luajë në gjysmëfinale me ekipin fitues që do të dalë nga dueli mes Australisë dhe Republikës Çeke.

Faza Çerekfinale

Argjentinë – Serbi, 97-87

Spanjë – Poloni, 90-78

11 shtator, Amerikë – Francë

11 shtator, Australi – Republika Çeke

Lajme të tjera

Lajmet e fundit