Argjentina luan gjithçka ndaj meksikanëve, kualifikimi në duart e… ish-trajnerit të saj

26 Nëntor 2022
10:02
Alfred Lleshi
back button

Argjentina do ta rifillojë nga Meksika, për të “qepur” një rol si pretendente e vërtetë. Disfata inauguruese në “Katar 2022” ishte shokuese për Leo Messin me shokë, sepse u mundën me përmbysje 2-1 ndaj një kundërshtar modest në letër, Arabia Saudite. Situata tashmë është tejet e ndërlikuar, nuk lejohet asnjë gabim në dy ndeshjet e mbetura.

Kujtojmë se sfida e sotme mes Albiceleste dhe kombëtares meksikane është e vlefshme për xhiron e dytë të grupit C të Kupës së Botës. Është një sfidë super interesante dhe tashmë mund të jetë vendimtare për kualifikimin në 16-she. Fillimi është caktuar në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Lusail”.

Skuadra e Lionel Scalonit bëri surprizën e parë të madhe negative me disfatën e pësuar nga Arabia Saudite. Një rezultat i paimagjinueshëm në prag të Botërorit. Messi & CO kishin kaluar në epërsi, por ngadalë sauditët fituan besimin dhe pasi goli i Lautaro u anulua për pozicion jashtë loje, nisën përmbysjen.

Të besuarit e Tata Martino, argjentinas dhe ish-trajner i “Seleccìon”, barazuan 0-0 me Poloninë në ndeshjen e parë, me protagonist Ochoa falë penalltisë së pritur ndaj Lewandowki. Tani trikolorët dëshirojnë të vazhdojnë serinë pozitive për t’i dhënë vetes disa mundësi kualifikimi në raundin tjetër.

Formacionet e mundshme Argjentinë-Meksikë? Scaloni do të ndryshojë diçka në krahasim me debutimin e tij: Mac Allister dhe Enzo Fernandez në mesfushë për Paredes dhe Papu. Në mbrojtje Lisandro Martinez dhe Acuna janë favoritë ndaj Romeros dhe Tagliafico. Di Maria, Messi dhe Lautaro konfirmohen si titullarë.

Gerardo Martino konfirmon të njëjtin formacion startues që barazoi me Poloninë. Në mesfushë konfirmon Herrera, E.Alvarez dhe Chavez, ndërsa në sulm treshen Vega-Martin-Lozano. Në repartin e përparmë mund të shohim diçka të re, me Raul Jimenez që shpreson të startojë nga minuta e parë.

Ja formacionet e mundshme:
ARGJENTINA (4-2-3-1): E. Martinez; Molina, L. Martinez, Otamendi, Acuna; De Paul, Fernandez; Di Maria, Messi, Mac Allister; Lautaro.
MEKSIKA (4-3-3): Ochoa; Sanchez, Montes, Moreno, Gallardo; Herrera, E. Alvarez, Chavez; Vega, Martin, Lozano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit