Argjentina më e fortë pa Messin? Mac Allister: “Mungesa e Leos na bën të përgjegjshëm sepse e dimë që…”

26 Mars 2024
19:41
Telesport
back button

Argjentina pa Lionel Messin në dy ndeshjet që Albiceleste ka planifikuar për këtë pushim ndërkombëtar: Pulce u tërhoq nga miqësoret ndërkombëtare në mars pasi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së Inter Miami në Kupën e Kampionëve CONCACAF kundër Nashville.

Që atëherë, ish-ylli i Barcelonës humbi ndeshjen e MLS kundër DC United dhe më pas vendosi të mos bashkohet me ekipin e Lionel Scaloni. Kampionët në fuqi të botës shënuan një fitore 3-0 ndaj El Salvadorit dhe do të përballen me Kosta Rikën në një ndeshje të dytë miqësore të mërkurën.

Në lidhje me këtë, duke folur për ESPN, mesfushori i Argjentinës dhe Liverpool, Alexis Mac Allister tha: “Ne gjithmonë fokusohemi shumë te grupi dhe ekipi. Ne e dimë se kur Leo nuk është, duhet të bëhemi edhe më të fortë sepse nuk kemi ate lojtar që, kur gjërat shkojnë keq, mund të na shpëtojë.

E dimë që kur është Leo aty, kundërshtarët tanë kanë pak më shumë frikë, është normale. Kemi edhe lojtarë që luajnë në klube të mëdha në Evropë dhe kur shohin kombëtaren e Argjentinës, të gjithë e dinë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ta dhe këtë duam. Ne duam të bëjmë më të mirën që skuadra rivale të ketë një ditë të vështirë pas takimit me ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit