Argjentina ka marrë një lajm të hidhur pak ditë para se të nisë zyrtarisht Kupa e Botës. Mbrojtësi i Olimpique Marseille, Leonardo Balerdi, ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së të premtes në pulpën e djathtë dhe testet mjekësore nuk kanë dhënë aspak lajme të mira.
Dëmtimi i 27-vjeçarit ka rezultuar shumë më i rëndë nga sa u mendua fillimisht. Qendërmbrojtësi do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, duke humbur kështu mundësinë për të debutuar në Botëror.
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, do të zgjedhë një lojtar tjetër nga lista paraprake që Argjentina i dorëzoi FIFA-s. Sipas të gjitha gjasave, do të jetë Marcos Senesi, ai i cili do t’i bashkohet Argjentinës në Botëror.
Qendërmbrojtësi shkëlqeu në sezonin e fundit në Premier League me Bournemouth. Për të ka një interes të madh nga shumë klube të njohura duke përfshirë edhe Barcelonën me Juventusin, por destinacioni i ri duket se do të jetë Tottenham.







