Arlind Ajeti u bën thirrje tifozëve kuqezi: “Ju lutem, respektoni himin e Çekisë”

15 Nëntor 2024
18:44
Telesport
back button

Arlind Ajeti sot u shfaq shumë optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme në Nations League kundër Çekisë. Sipas qendërmbrojtësit kuqezi, Shqipëria ka shanse për 3 pikët.

“Ne i kemi të gjitha cilësitë e duhura që të arrijmë Botërorin. Kjo është rrugë e gjatë. Duhet të japim shpirtin në fushë dhe mund t’ia dalim. U bëjmë thirrje tifozëve tanë që të respektojmë himnin e Çekisë. Duhet të tregojmë anën tonë të mirë”.

“Kalimi në një vazo më lart është i mundur. Besoj te skuadra jonë dhe në cilësitë e çdo lojtari. Duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës, që të marrim vendin e parë”.

“Ndjesia kur luan me kombëtaren është gjithmonë ndryshe. Sa herë jam këtu, e ndiej sesa gjë emocionuese është të luash me fanellën kuqezi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit