Armando Broja sfidon yjet e botës me nismën e… portokallit (video)

23 Mars 2020
10:42
Alfred Lleshi
back button

Armando Broja ka “shpikur” një sfidë të re virtuale në kohë karantinimi të globit, prej “Coronavirus”. Në krahasim me nismën e “letrës higjenike”, së cilës i janë bashkuar yjet e futbollit anekënd, kjo e portokallit duket me ë vështirë. Sulmuesi shqiptar i Chelsea, i lulur në një karrige, xhonglon për mrekulli sferën e vogël portokalli, e pasur me vitaminë C dhe mjaft e këshillueshme në këtë kohë pandemie. 

Mbetet të shihet sa do të përhapet kjo sfidë te blutë e Londrës, ku bën pjesë Broja, por edhe te futbollistët e tjerë, sepse grishja është e madhe, ashtu si edhe vështirësia për ta mbajtur sa më gjatë në këmbë një portokall, duke e xhongluar si top futbolli… Broja ka treguar talent të madh në provën inauguruese…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit