Arne Slot flet hapur: Ai është padyshim lideri i skuadrës tonë

18 Tetor 2024
11:18
Telesport
back button

Në prag të takimit që Liverpool do të luajë ndaj Chelsea në Premier League, ka folur për mediat trajneri i “reds”, Arne Slot. Ai ka befasuar disi me deklaratën e tij, duke u shprehur për emrin e lojtarit që ai e konsideron lider. Dhe nuk bëhet fjalë për Salah…

Virgil van Dijk ka qenë vendimtar për ne. Ne të gjithë e shohim sa i mirë është ai në mbrojtje dhe sa shumë kontribuon në stilin tonë sulmues. E shoh dhe e kuptoj është se sa i rëndësishëm është ai në terrenin stërvitor. Virgil është gjithmonë më i zhurmshmi në seanca, ai gjithmonë sjell shumë energji dhe cilësi”, tha Slot.

Më tej, trajneri holandez flet për patriotin e tij: “Atë që ju e shihni në fundjavë, unë e shoh gjatë javës. Kjo është ajo që ju shpresoni nga një kapiten që ai nuk po tregon vetëm performancat e tij në fundjavë, por edhe gjatë javës. Ai është padyshim lideri ynë”.

Të gjithë kemi nevojë për të. skuadra ka edhe emra të tjerë që bëjnë mirë në fushë dhe ndihmojnë skuadrën, por Virgil është unik”, u shpreh Slot për lojtarin e tij, që mund të largohet në fund të sezonit, kur dhe i skadon kontrata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit