Arne Slot gjen në La Liga lojtarin që do të zëvendësojë Alexander Arnold

4 Prill 2025
17:20
Telesport
back button

Mungon vetëm zyrtarizimi, gjë që do të ndodhë me siguri direkt në fund të sezonit, por Alexander Arnold tashmë dihet që do të transferohet në verë si lojtar i lirë te Real Madrid.

Te Liverpool janë pajtuar tashmë me këtë gjë dhe po shyrtojnë opsionet e mundshme për të gjetur një zëvendësues të denjë për Arnold. Arne Slot pëlqen shumë Andrei Ratiu, mbrojtësin rumun që po bën një sezon fantastik në La Liga me Rayo Vallecano-n.

Slot beson se mbrojtësi rumun është i përshtatshëm për sistemin e tij dhe klubii kuq ka nisur lëvizjet e duhura për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit. Megjithatë, Liverpool nuk është i vetëm në garën për mbrojtësin e Rayo Vallecano-s. Interesim serioz për Ratiu ka shprehur edhe Barcelona, po ashtu rumuni është edhe në listën e merkatos së Bayer Leverkusen.

Duke përfituar nga interesi i shumë për lojtarin e tyre, Rayo Vallecano është e gatshme të heq dorë prej tij për një shifër rreth 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit