Darwin Nunez ishte heroi i Liverpool në fitoren 1-0 të skuadrës së kuqe me Leipzig në Champions League, duke shënuar golin e vetëm të takimit.
Uruguaiani ka kohë që pret momentin e tij dhe ndoshta dje ishte nisja e një serie golash me fanellën e skuadrës angleze. Trajneri Arne Slot, fill pas ndeshjes rrëfeu se Nunez bëri gjithçka që i kërkoi para ndeshjes.
“Kam kërkuar një gol. Ai shënoi dhe bëri atë që i kërkova. Gakpo ishte i rëndësishëm për ne, ashtu si Salah, por duhet ta pranojmë se Nunez bëri një punë vërtet të mirë”, tha holandezi.
25-vjeçari ka më pak rrjeta se Cody Gakpo, Luiz Diaz dhe Diogo Jota, por nëse kthehet në formën e tij të zakonshme, golat nuk do të shterojnë.