Arrestohet banda e “skifterave”, kishin plaçkitur edhe restorantin e Lautaro Martinez

23 Mars 2024
10:04
Alfred Lleshi
back button

Ata u rritën së bashku në lagjen Isola të Milanos, të gjithë me prejardhje të ndryshme. Pasi kalonin mbrëmjen në lokal dhe vinin baste, dilnin “në rrugën e duhur” për të vjedhur restorante dhe dyqane.

Kjo është “karta e identitetit” e bandës së milanezëve të arrestuar nga policia, pas vendimit me burg të firmosur nga gjyqtarja hetuese e Milanos. Chiara Valori. Mes restoranteve të plaçkitura nga 7 të arrestuarit ishte edhe ai i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, në shtator 2023.

Atë natë, katër nga shtatë anëtarët e bandës rrëzuan derën e hyrjes së “Corajes”, në zemër të Brerës, dhe arritën të vidhnin rreth një mijë euro “cash”. “Corriere della Sera” rrëfen me detaje dinamikën e vjedhjes: “Natën e 18 shtatorit 2023, ora 3 e natës. Dy persona, një 53-vjeçar dhe një burrë i panjohur, mbërrijnë në zemër të Brera, njëri me biçikletë dhe tjetri me skuter.

Nga pamjet e kamerave shihet 53-vjeçari i mbështetur në derën e drurit të restoranitit të kapitenit zikaltër. Ajo është e hapur në mënyrë të pashpjegueshme. Burri pret ardhjen e personave të tjerë, bashkë me të cilët shqyen portën e hekurt, që ndodhet përtej asaj të drurit.

Në pamjet e filmuara shohim një 58-vjeçar, i cili së bashku me 53-vjeçarin hyjnë në kërkim të derës dytësore të lokalit. Kur e gjejnë atë, dalin për të thirrur bashkëpunëtorët e tjerë, një 58-vjeçar dhe një 56-vjeçar, të cilët kanë dy kaçavida të mëdha në duar”.

Kriminelët u njohën dhe u arrestuan falë kamerave në zonën C dhe targës së furgonit të përdorur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit