Arrestohet Deontay Wilder, ish-kampioni i botës me armë në makinë dhe vinte era marijuanë

4 Maj 2023
12:52
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, është arrestuar nga policia e Los Anxhelos një ditë më parë, lajm që është konfirmuar nga mediat amerikane. Ngjarja ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit të ditës së mërkurë dhe Wilder, 37-vjeç, është shoqëruar në polici për disa orë. Më pas, boksieri është lëtë lënë i lirë rreth orën 6:30, pasi ka qëndruar 5 orë në polici.

Sipas TMZ Sports, Wilder (43 fitore, 2 humbje e 1 barazim) është ndalur pas një kontrolli rutinë të policisë dhe në makinë i është gjetur një armë e fshehur. “Më mirë të jem i sigurt se sa të më vijë keq. Fund”, shkroi pak orë pasi doli nga burgu boksieri amerikan. Një ngjarje kjo që ka tronditur jo pak komunitetin e boksit, teksa bisedimet për një duel mes Wilder dhe Joshua në Arabi kanë kohë që vijojnë.

 

Mësohet se makina e boksierit vinte erë marijuanë e djegur, por nuk iu gjet ndonjë substancë e ndaluar. Wilder ka bashkëpunuar me policinë dhe ka sqaruar se përse mbante armën në makinën dhe nuk dihet nëse e kishte atë me leje apo jo. Gjithsesi, ai do të dalë para një gjykatësi më datën 23 maj.

Hera e fundit që ish-kampioni i botës në peshën e rëndë ka dueluar është tetori i vitit të kaluar, kur mundi me KO rivalin Robert Helenius. Wilder ka mbajtur për disa vite më radhë titullin e kategorisë WBC (2015-2020), që më pas e humbi pas dueleve ndaj britanikut Tyson Fury. Mësohet se amerikani ka paguar një gjobë prej 35 mijë dollarësh për të dalë nga burgu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit