Arrestohet nga policia: Ish-lojtari i Interit tentoi të mbyste motrën e tij 15-vjeçare!

5 Qershor 2023
18:28
Telesport
back button

Ish-futbollisti i Interit në Serie A, Ishak Belfodil është në telashe dhe për momentin është i arrestuar në Paris. Belfodil që aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Gharafës u arrestua pasi tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeccare, teksa pas një debati familjar, 31-vjeçari nisi të përdorë forcë fizike dhe më pas tentoi edhe aktin ekstrem që për fat të mirë dështoi.

Kjo e fundit nuk hezitoi ta denonconte Belfodil që tashmë duhet të përballet me akuzat ndërsa në 48 orët e ardhshme pritet të merret edhe një masë përfundimtare për algjerianin. Belfodil rrezikon disa vite burg për tentativë vrasjeje, megjithatë do të jetë Prokuroria e Versaille që do të vendosë.

Një ish-ndërkombëtar i të rinjve të Francës, ai u thirr në ekipin kombëtar të Algjerisë për herë të parë në gusht 2012.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit