Arrihet marrëveshja, pista legjendare në Formula 1 deri në vitin 2024

10 Korrik 2019
20:28
Telesport
back button

Katër ditë nga gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1 është zyrtarizuar lajmi se pista e Silverstone do të jetë pjesë e garave deri në vitin 2024. Drejtuesit e pistës dhe ata të Liberty Media, e cila zotërorn kuotat e Formula 1, kanë arritur marrëveshjen për të vijuar bashkëpunimin.

Lajmin e dha pronari i Formula 1, Chase Carey, që tha: “Kemi thënë gjithnjë që ne duam një të ardhme të sigurtë, të garantuar. Ndaj dhe kjo kontratë 5-vjeçare me Silverstone e konfirmon këtë gjë”.

Kjo është një pistë legjendare, që ne duam ta ruajmë në programin tonë të garave. Do të ishte një mëkat nëse Anglia nuk do të kishte një garë në botërorin e Formula 1”, tha Carey.

Muajt e fundit është përfolur se pista e Silverstone mund të largohej nga botërori i Formula 1 për shkak të kostove të larta. Gjithsesi, gara e Anglisë mbetet ndër më të ndjekurat në cirkuit. Gara e parë në Silverstone është zhvilluar në vitin 1950.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit