Bayern Munich ka arritur marrëveshjen me Fulham për Palhinha-n.
Vincent Kompany po kërkon të rekrutojë talente të reja përpara sezonit 2024/25 pas emërimit të tij këtë verë.
Dhe klubi është i vendosur të përfundojë blerjen e Joao Palhinha të Fulham për 47.4 milionë sterlina, sipas Sky Sports News.
Bayern do të paguajë fillimisht 43.2 milionë sterlina, me 4.2 milionë të tjera në bonuse.
Do të jetë një shitje rekord për Fulhamin nëse marrëveshja finalizohet.
Palhinha do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pas Euro 2024 dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2028 në Allianz Arena.
Kanë mbetur vetëm detaje të vogla për t’u sqaruar mes Bayernit dhe Fulhamit.
Palhinha aktualisht është me Portugalinë në Euro 2024 dhe ishte titullar në fitoren e ekipit të tij në 1/8-at kundër Sllovenisë.