Arrivabene thumbon Vettel: Do t’i “dhurojmë” një Ferrari me mbrojtëse

14 Dhjetor 2018
12:11
Telesport
back button

Në prag të Krishtlindjeve, drejtori sportiv i Ferrarit, Maurizio Arrivabene ka thumbuar pilotin gjerman Sebastian Vettel. Duke parë aksidentet e shpeshta që 4 herë kampioni i botës ka patur këtë sezon me “kokëkuqen”, sidomos në kontaktet që ka patur me rivalët  në pistë, Arrivabene tha: “Do t’i dhurojmë pilotit tonë disa mbrojtëse, në mënyrë që kur të duelojë “rrotë më rrotë” me rivalët, makina jonë nuk do të dëmtohet shumë”.

Një deklaratë që është një paralajmërim për Vettel, që të jetë më i kujdesshëm në pistë, për të gabuar sa më pak dhe të fitojë sa më shumë. “Këtë vit kemi patur shumë incidente në pistë, për fat të keq edhe jashtë saj. Janë gjëra që kanë ndodhur edhe jashtë kontrollit tonë, por edhe për fajtin tonë. Është diçka komplekse. Por një gjë është e sigurtë, duhet të jemi të kujdesshëm, të evitojmë gabime tona në pistë”, tha Arrivabene.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit