Antony është një lojtar krenar. Për të nuk mjafton të shënosh apo të fitosh, por të argëtosh edhe fansat me lojë të bukur. Kjo është forca e tij, e cila lidhet me origjinën.
Në një intervistë të fundit, sulmuesi anësor ka ndarë krenarinë e tij për faktin që vjen nga Brazili, toka e talenteve të futbollit.
I pyetur për ndeshjen me Porton, përgjigjja e tij e shpejtë ishte: “Epo, unë njoh Pepen. Kam luajtur me të në ndeshjet Brazil-Portugali dhe është lojtar i madh”.
I pyetur se cilat janë pritshmëritë e tij për këtë sezon, përgjigjja e tij ishte interesante: “Brazilianët kanë gjithmonë diçka për të ofruar. Prisni dhe do të shihni”.